“Asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa kontrolluar”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 20:56

“Asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa kontrolluar”

Dhjetëra fëmijë nga Ohri për vetëm tri ditë kërkuan ndihmë mjekësore në repartin e fëmijëve në Strugë, pasi ai i Ohrit për shkak të mungesës së mjekëve pediatër tashmë punon vetëm si ambulantë. Por, për shkak të kapacitetit të kufizuar që disponojnë edhe në Strugë, prej vetëm 18 shtretër, do të jetë e vështirë të shërbehen të gjithë pacientët, paralajmërojnë mjekët. Po vjen një periudhë e gripit sezonal, ndërsa gjithnjë e më shumë i pranishëm tek popullata e re është Kovid 19.

“Fizikisht mund të jetë më e vështirë për ne, por fëmijët janë në pyetje, sigurisht që nuk do t’i lëmë pa përkujdesje. Edhe Struga është një rajon me shumë fëmijë. Edhe pa këtë kemi kapacitete të shtuara, si në ato gripa sezonale ashtu edhe në verë kur janë turistët. Kapaciteti ynë është gjithashtu i kufizuar fizikisht që të mund të përgjigjemi duke u ndërruar dhe duke punuar në Ohër”- deklaroi Nada Koloska-pediatre në spitalin e përgjithshëm në Strugë.

Nga spitali i Strugës thonë se do të tentojnë që të gjithë pacientët të ekzaminohen dhe shtrohen në spital.

“Ndodhë që për 24 orë të kalojnë thuajse 50 fëmijë, për vikend dhe festa ai numër edhe dyfishohet, por jemi në gjendje tani për tani t’ia dalim mbanë. Duke i përfshirë dhe pacientët e Ohrit, nëse do t’ia dalim, thënë hipotetikisht në janar dhe shkurt, koha do të tregojë. Kishim patologji të njejtë dhe frekuencë edhe verës shumë, turistë dhe mërgimtarë kishte edhe nga 150 kontrolle për 24 orë, por ja ia dolëm”- pohoi Vullnet Bekteshi-pediatër.

Pediatret nga Struga paralajmërojnë se ky qytet pas disa vitesh mund të përballet me të njëjtin fat si Ohri, nga gjithsej gjashtë pediatër, tre janë në pension, dy prej tyre shërbejnë në departamentin e neonatologjisë dhe kanë vetëm dy specializantë. Fundjavave ka vetëm një mjek kujdestar. Gjithashtu, në Strugë vijnë edhe pacientë nga Dibra./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 20:56

09
Dhj
Drejtoresha e deritanishme e Akademisë për Gjykatës dhe prokurorë publikë, profesoresha dhe ish gjykatësja kushtetuese,...
09
Dhj
Sot (09.12.2022) policia nga SPB Manastir kanë arrestuar G.J.(37) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në banesën...
09
Dhj
Dy persona janë arrestuar mbrëmë në rajonin e Shkupit pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht...
09
Dhj
Ndërtimi i objektit të poliklinikës rajonale Saraj prej 1.600 m2 ka përfunduar edhe atë një...