Asnjë partner i koalicionit nuk e lë Zaevin të dorëhiqet, rrezikohet krizë politike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 09:52

Asnjë partner i koalicionit nuk e lë Zaevin të dorëhiqet, rrezikohet krizë politike

Përfaqësuesit e të gjitha partive politike, që e përbëjnë shumicën parlamentare, në takimin djeshëm me kryeministrin Zoran Zaev, shprehën mbështetje për Qeverinë, duke thënë se shumica parlamentare është stabile dhe se populli kërkon nga ai ta rishikojë vendimin për t’u larguar nga pozita e kryeministrit.

Në takimin e përbashkët u konstatua se nuk janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi sipas tyre, zgjedhjet do ta çonin vendin në krizë më të thellë ekonomike, shoqërore, ekonomike dhe të sigurisë, por gjithashtu sipas tyre, do të ngadalësonin procesin e integrimeve evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ndërkohë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, zyrtarisht nuk është informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Edhe nga Kuvendi informuan se dorëheqja e Zaevit nuk ka arritur tek ata, ndërsa thanë se në takimin e djeshëm koordinues me kryetarin Talat Xhaferi, nuk është biseduar fare për dorëheqjen e Zaevit.

Shumica aktuale parlamentare përbëhet prej 62 deputetëve, në përbërje të së cilës janë LSDM, Lëvizja Besa, PLD, RDM, LD, VMRO-Popullore, Partia e Pensionistëve, Pala Serbe në Maqedoni, Partia për Lëvizjen e Turqve, si dhe BDI dhe PDSH.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 09:52

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...