Asnjë rast i ri në Kumanovë, apele për respektim të masave në Likovë

Desk
By Desk May 13, 2020 19:46

Asnjë rast i ri në Kumanovë, apele për respektim të masave në Likovë

As gjatë 24 orëve të fundit në Kumanovë nuk është regjistruar asnjë i infektuar nga COVID 19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve mbetet i njejti 410, nga të cilët për fat të keq 20 kanë ndërruar jetë, kurse 344 tashmë janë shëruar.

Sipas Institutit për shëndet publik në rajonin e Kumanovës aktiv janë edhe 46 raste. Deri sa në Kumanovë ka filluar të kapet ritmi normal i jetës pas rënies drastike të të infektuarve, në Komunën e Likovës gjendja është më brengosëse.

Në komunën e Likovës deri tani ka 62 të prekur nga COVID 19 dhe shtabi i krizës apelon për respektim të masave dhe rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.

“Kemi zbutje të numrit të të infektuarëve, por që nuk do të thotë se nuk duhet ti përmbahemi rekomandimeve të M.SH. dhe Qeverisë, kërkoj nga të gjithjë banorët, subjektet juridike që ti përmbahemi rekomandimeve, të ruajm distancën fizike, mos të grupohemi në grupe ku nga ato parregullsi do të rrezikojmë shëndetin e familjeve tona, fëmijëve tanë, rrethit ku jetojmë, fshatit dhe gjithë komunës tonë”, – shtoi mes tjerash Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

“Si Shtëpi e Shëndetit, i kemi marr masat mbrojtëse me kohë, kemi poseduar veshjet profesionale për mjekët tanë pasi ata janë në vijën e parë të frontit, të cilët ballafaqohen me personat e infektuar nga COVID-19, jemi angazhuar deri në maksimum i gjithë personeli i Shtëpisë së Shëndetit me stabilizuar gjendjen sa kemi patur mundësi me kompetencat që i posedojmë”, – u shpreh Dr. Rukije Miftari, Drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit – Likovë.

Në Kumanovë pas lehtësimit gradual të masave ka rifilluar gjallërimi i qytetit, por me përdorimin e maskave mbrojtëse si preventive për parandalimin e zgjerimit të mëtejmë të virusit Korona. (TVM2)

Desk
By Desk May 13, 2020 19:46