“Asnjëherë mos hiqni dorë nga ëndrrat e juaja. Punoni fortë dhe ato ëndrra do të bëhen realitet”

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 5 Shkurt, 2023 12:03

“Asnjëherë mos hiqni dorë nga ëndrrat e juaja. Punoni fortë dhe ato ëndrra do të bëhen realitet”

Gazeta Flaka në numrin e ri ka përzgjedhur intervistë me moderatoren e njohur Semra Ajeti. Në intervistën me kryeredaktorin Driton Zenku, Semra zbulon shumë detale nga karriere dhe jeta familjare. Kush është Bella që ia ka marrë zemrën. A po i pengon zhurma e muzikës që ia krijon DJ i familjes, Endriti? Semra tregon nëse në një të afërme të afër do të bëhet mami apo jo. Tregon nëse bashkë me bashkëshortin Endritin kanë menduar apo jo të lëshojnë vendin dhe të jetojnë diku tjetër për një jetë më të mirë. Intervistën e plotë do të mund ta lexoni në versionin online të gazetës Flaka.

Intervistoi: Driton ZENKU

FLAKA: Semra Ajeti apo Semra Ajeti – Bexheti. Cilin mbiemër preferoni ta shfrytëzoni?

SEMRA AJETI: Me dokumente jam zyrtarisht Semra Ajeti Bexheti, por në publik perzgjedh Ajeti ngaqë kam vite përballë ekranit televiziv dhe njerëzit sikur janë mësuar me Semra Ajeti!

FLAKA: Duket që anëtari i tretë në familjen tuaj është qenushja Bella. Kush të nervozon më shumë, Bella apo Endriti?

Semra Ajeti

SEMRA AJETI: Hahaha.. pa menduar dy here Entriti, përndryshe Bella më ndëgjon shumë 😅

FLAKA: Po të mos ekzistone qeni, çfarë kafshe tjetër do të doje të mbaje në banesë?

SEMRA AJETI: Kafshet i dua në përgjithsi, por në banesë nuk do ta mbaja asnjë kafshë tjetër pas Bellës!

FLAKA: Ti në punë, Endriti i angazhuar jashtë banesës. Kush kujdeset për Bellën?

SEMRA AJETI: Në këtë aspekt koordinohemi shumë mirë duke pas parasysh që Entriti zgjohet herët për të qenë më korrekt në ora 06:00 dhe perfundon gjithë punët e ditës, perderisa ai kthehet un dal. Kryesisht vetëm dy deri ne tre orë në dite e lëm vetëm dhe Bella shumë mirë është adaptuar me këtë orar!

FLAKA: Kur jemi te Endriti, profesioni i tij është DJ. Ankohen komshitë nga zëri i lartë i muzikës?

SEMRA AJETI:  Për fat të mirë në këtë aspekt izolimin e banesës e kemi shumë të mirë hahaha..

FLAKA: Kur jemi te profesioni, e njejta pyetje edhe për ty. Nëse nuk do të ishe moderatore, çfarë do të doje të kishe qenë?

SEMRA AJETI:  Gjithmonë e kam dashur median dhe punën publike, kam qenë dhe jam e dashuruar me televizionin, jam dhe e diplomuar në Komunikim nderkombetare. Në thelb kam qenë në seksionin e gazetarisë, kam shkruar tekste, kam bërë intervista me familjarët, ashtu që nuk më ka ra të mendohem për ndonjë profesion tjetër, por koheve të fundit më pëlqen edhe puna e manaxhimit. Mendoj se kam aftësi të mira menaxhuese :)!

FLAKA: Nëse nuk do të ishte DJ, çfarë do të doje të ishte Endriti me profesion?

SEMRA AJETI:  Kur jemi njoftuar ajo e cila më ka lënë përshtypje ka qen padyshim dashuria e tij për muzikën dhe nuk e kam menduar asnjëherë ndryshe!

FLAKA: Jeni drejtuese emisioni në Tvm2, por të shohim edhe në skena të ndryshme. E moderuat edhe Festivalin për fëmijë – Ylberi. Më lehtë e keni nga ekranet apo nga skena t’i drejtoheni publikut?

SEMRA AJETI:  Festivali Ylberi ka qenë një endërr fëmijërie e cila u realizua mund te them pas 10 vite e tepër .. dhe me këtë dua të përcjell një mesazh deri tek gjithë të rinjtë “Asnjëherë mos hiqni dor nga ëndrrat e juaja, nesë me të vërtet doni diçka, punoni fort dhe ajo ëndërr bëhet realitet”. Sa i përket pyetjes më lehtë në ekran apo para publikut mund të them që janë të ndryshme, shumë të bukura të dyja.

FLAKA: E pranishme vazhdimisht në TikTok, Instagram dhe Facebook. Prej 24 orëve, sa qëndron me telefon në duar?

SEMRA AJETI:  Shumë, fatkeqsisht shumë … meqenëse edhe puna më lidh me telefon, pasi përmes profilit tim apo përmes profileve zyrtare te Radio-Televizionit te Maqedonisë i informojmë shikuesit për emisionet, kronikat që i bëjmë për ta, kështu që duke llogaritur se telefonin e përdori edhe për punë, por sigurisht edhe për gjëra private, për të shikuar video të ndryshme apo për të komunikuar me njerëzit e afërt, lirisht mund të them se telefoni është pjesë e pandarë e dorës time!

Semra Ajeti

FLAKA: Shpesh shohim tek postoni fotografi nga Loung Bare apo Fast Food-e të ndryshme duke drektuar apo darkuar me Endritin. Din Semra të përgatise ushqime në shtëpi, ose më saktë, keni kuzhinë në banesë?

SEMRA AJETI:  Si duket nuk i paskenit parë edhe storyt duke gatuar (qesh). Unë e dua kuzhinën, më pëlqen të gatuaj dhe bëj shumë mirë në të. Që në moshë të vogël, isha pranë nënës dhe mësoja prej saj. Nëse nuk do dija të gatuaj një drekë të këndshme, të gatuaj bukë dhe të jem e aftë në kuzhinë dhe shtëpi, nuk do të isha plotësisht e suksesshme.

FLAKA: Semra mami, një punë goxha e madhe. E keni planifikuar me Endrin një gjë të tillë?

SEMRA AJETI:  Nuk e di, në fakt nuk e kam menduar, por le të vijë kur të jetë gati (qesh)

FLAKA: Keni menduar me Endritin ta lëshoni vendin dhe të jetoni diku tjetër për një jetë më të mirë ?

SEMRA AJETI:  Deri tani nuk e kemi menduar që të emigrojmë diku tjetër sepse na pëlqen këtu ku jetojmë. Jemi mirënjohës për gjithçka që kemi arritur, por asnjëherë nuk i dihet. Për momentin na pëlqen vendi ku jemi dhe këto që kemi.

FLAKA: Nisi viti 2023. Keni ndonjë plan që i keni vënë vetës prioritet për ta realizuar këtë vit, kuptohet përveç bebit ?

SEMRA AJETI:  Kam disa plane për të ardhmen time, e që uroj të kem shëndet e t’i realizoj. Lidhen me emisionin, biznesin tim, por edhe me zhvillimet në jetën time private.

FLAKA: Si fillon dita për Semrën. Na përshkruani me pak fjalë një ditë pune të javës?

SEMRA AJETI: Zakonisht zgjohem herët në mengjes, përgaditem për punë. Kryesisht preferoj që të pi kafën e mëngjesit para se të shkojë në punë. Më pas është ajo rutina ditore, puna- emisioni, pastaj kthehem në shtëpi, gatuaj drekën dhe pas një pushimi një orësh, shkojë në ushtrime. Kjo në pika të shkurta është dita ime e zakonshme.

FLAKA: Vazhdimisht në ekrane dhe rrjete sociale. Të merr shumë kohë rregullimi dhe garderoba?

SEMRA AJETI: Marrë parasysh se puna ime lidhet me ekranin, e kemi patjetër të dukemi bukur, të rregulluar, ashtu që një pjesë bukur të madhe të kohës ia kushtojë dukjes. Fatmirësisht për garderobën kemi edhe sponsor që kujdesen për neve. Sa I përket make-upit, kam filluar ta ndjej veten si një make up artiste profesionale (qesh)

FLAKA: Pyetja e fundit. Pse nuk e ke ftuar Endritin në emisionin që drejton. Apo e ke ftuar por neve na ka ikur si moment?

SEMRA AJETI:  Unë shfrytëzoj çdo moment të lirë për të qenë me partnerin tim, por jo ne television, pasi nuk më pelqen ta përziej profesionin me privatësinë. FLAKA

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 5 Shkurt, 2023 12:03

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare