Asteroidi që po “rrezikon” Tokën, ka madhësinë e Malit Everest

Desk
By Desk March 5, 2020 22:38

Asteroidi që po “rrezikon” Tokën, ka madhësinë e Malit Everest

Një asteroid me masë afërsisht sa mali Everest po fluturon drejt Tokës dhe pritet të mbërrijë pranë nesh muajin që vjen.

Shkencëtarët thonë se nuk ka shumë gjasa që ai të prekë Tokën por nëse diçka e tillë do të ndodhte pasojat do të përfshin të gjithë planetin.

Objekti i quajtur 52768 (1998 OR2), është 2 deri në 3 km i gjerë dhe do t’i afrohet për 6,300,000 kilometra planetit tonë, me shpejtësi 313 mijë km në orë.

Asteroidi është pikasur fillimisht nga NASA në 1998, dhe pasi është gjurmuar u zbulua se ka madhësi të mjaftueshme për të shkaktuar efekte globale në rast të një përplasjeje me tokën.

Fluturimi i tij do të ndodhë më 29 prill sipas qendrës së NASA-s për objektet e afërta.

Desk
By Desk March 5, 2020 22:38