Ata që kthehen në vend, biletën e aeroplanit do e paguajnë vetë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:23

Ata që kthehen në vend, biletën e aeroplanit do e paguajnë vetë

Qytetarët që kthehen në vend me fluturime çarter, do ta kenë për obligim që të paguajnë për fluturimin e tyre, thonë nga Ministria e Jashtme.

“Duke pasur parasysh presionin ndaj buxhetit të shkaktuar nga kriza e coronavirusit, qeveria ka vendosur që qytetarët që kthehen në vend me fluturime çarter të organizuara nga shteti, do të jenë të detyruar të paguajnë biletat e tyre ajrore”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Për momentin është duke u shqyrtuar mundësia e kryerjes së pagesës në këste.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:23