Atanasovski: Referendumi do të ishte humbje kohe dhe energjie

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:29

Atanasovski: Referendumi do të ishte humbje kohe dhe energjie

Vendit nuk i nevojitet një referendum, ai do të shpenzonte vetëm energji dhe të holla dhe në fund do të rezultonte i pasuksesshëm, shkruan Alsat.

Kështu deklaroi njohësi i rrethanave politike, Blagojçe Atanasoski duke shtuar se VMRO-DPMNE të gjithë këtë insistim për inicim të referendumit po e bën vetëm për të fituar pikë politike.

“Edhe tani nëse opozita mbledh 150 mijë nënshkrime, dhe nëse kemi bojkot nga partitë maqedonase në pushtet dhe të gjitha partitë shqiptare që do t’u bëjnë thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve që të mos dalin në atë referendum, definitivisht referendumi nuk do ta ketë censusin e nevojshëm dhe kjo do të jetë kohë, energji, para, dhe mjete të shpenzuara të qytetarëve”, tha Blagojçe Atanasoski, Analist politik.

Një referendum eventual sipas Atanasovskit do të nënkuptonte polarizim të skenës politike dhe tensione të reja në shoqëri që shkon në dëm të procesit integrues të vendit.

“Nga ana tjetër të gjitha partitë në pushtet me përjashtim të një ose dy nga partnerët më të vegjël, por shumë më e rëndësishmja, të gjitha partitë shqiptare nga pushteti dhe opozita e pranuan këtë propozim francez ose evropian që Maqedonia të fillojë bisedimet dhe nëse tani ndodh referendumi, do të shihnim polarizim të skenës politike maqedonase, do të ketë tensione të reja në shoqëri që absolutisht nuk i konvenon procesit eurointegrues”, u shpreh Blagojçe Atanasoski, Analist politik.

Referendumi i fundit në vend ishte në vitin 2018. Ai edhe pse nuk ishte i suksesshëm solli ndryshimin e emrit të shtetit, që erdhi si pasojë e Marrëveshjes së Prespës./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:29