Audi A3 do të ketë përmasa më të mëdha, si dhe nivel më të lart teknologjie

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 22:51

Audi A3 do të ketë përmasa më të mëdha, si dhe nivel më të lart teknologjie

Ishte parashikuar që të prezantohej në Geneva Motor Show, por me anulimin e këtij aktiviteti, u pamundësua që të shfaqej Audi A3 i ri.

Por, në imazhet ku u pa gjatë kohës së testimit, është parë dukja që mund të ketë kjo makinë, e cila lansohet gjatë vitit që vjen. Tani kanë rrjedhur dy fotografi, që e tregojnë versionin A3 L, derisa ndodhet në një punëtori në Kinë.

Megjithëse nuk ofrojnë shumë, shihet se kjo makinë ka përmasa më të mëdha, si dhe do të ketë nivel më të lartë teknologjie, bazuar në një ekran që është parë në pjesën e përparme. Ky ekran, që besohet të jetë i ndjeshëm në prekje, është për sistemin e ri të infoteitment, që i ofron më shumë lehtësira shoferit.

Specifika shtesë lidhur me Audi A3 të ri nuk janë bërë të ditur, por mendohet se ky model do të jetë më i fuqishëm se modeli aktual që i ka 245 kuaj fuqi. /Telegrafi/

 

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 22:51