Audi shfaq pjesë të makinës që e prezanton së shpejti

Audi shfaq pjesë të makinës që e prezanton së shpejti

Modeli i parë nga gjashtë makinat, që do t’i sjellë gjatë këtij viti.

Javën e kaluar, Audi ka bërë të ditur, se deri në fund të vitit do t’i sjellë gjashtë modele të reja, derisa i shfaqi të gjitha në një imazh të errët, ku nuk vërehet asgjë.

Kësaj radhe, prodhuesi gjerman e ka shpërndarë një imazh, ku shfaqë një pjesë të makinës që e prezanton së shpejti, ndërsa vështirë vërehet cila është vënë.

Por, nuk do të presim gjatë për ta parë, meqë bëhet e ditur se prezantohet me pesë ose gjashtë shtator në Berlin të Gjermanisë. Vetëm disa ditë para dhjetë shtatorit, kur fillon Frankfurt Auto Show.

Megjithëse është e mbuluar, në bazë të formave që ka , njohësit e makinave mendojnë se mund të jetë Audi RS6 Avant.

Ky është modeli, është parë edhe në testim, ndërsa kishte ndryshime në pjesën e jashtme dhe të brendshme.

Si pjesë e gjeneratës së katërt, Audi RS6 Avant, mund të ketë 400 deri në 450 kuaj fuqi, si dhe dukje shumë të mirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 13, 2019 22:39

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.