Audio biseda në mes aeroplanit ku humbën jetën një familje dhe kullës së kontrollit

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 13:01

Mediet bullgare kanë publikuar një audio incizim nga biseda që është zhvilluar në mes kontrollorëve të Maqedonisë së Veriut dhe pilotit i cili pilotonte me aeroplanin “Cesna”, që u rrëzua mbrëmë në Solunska Glava.

Sipas incizimit babai i familjes, Georgi Boshnakov, ka krijuar kontakt me kontrollorët sepse ka ndjerë turbulenca derisa drejtonte me aeroplanin.

Në një moment kontrollorët e kanë pyetur Boshnakovin se a vazhdojnë tutje turbulencat, mirëpo i njëjti i mohon , mirëpo ai ka thënë se sheh një re të madhe që përmes saj mund të sheh tokën.

Po mundohemi të evitojmë një re të madhe – thotë Boshnakov.

Komunikimi fillimisht zhvillohet në gjuhën angleze, ndërsa më vonë e njëjtja bisedë zhvillohet në gjuhë maqedonase. Njëri nga kontrollorët drejton pilotin për në Përëndim, me çka humbet komunikimi mes tyre.

Pastaj vijon biseda ndërmjet kontrollorëve të fluturimit:

“Mundet të kalohet mbi Solunska Glava, nuk ka re, është sigurtë dhe pastër me bazë mbi 300 metra mbi majen”.

“Po, mirëpo piloti lajmëron se ka turbulenca dhe zhduket nga radari”, flasin kontrollorët.

Më pastaj dëgjohet nga kontrolli i fluturimeve nga Shkupi si e thërrasin Boshnakovin, mirëpo i njëjti nuk përgjigjet.

Videoja dhe bisedat në studio munden të shihen në lidhjen e më poshtme, ndërsa pjesa e komunikimit midis Boshnakovit dhe kontrollit fillon nga minuta e 11.36.

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 13:01