Auto-industria gjermane në pushim të detyruar, ndikim edhe në Maqedoni

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Mars, 2022 19:47

Auto-industria gjermane në pushim të detyruar, ndikim edhe në Maqedoni

Lufta në Ukrainë tashmë ka ndikim në punën e investitorëve të huaj në Maqedoni. Kompanitë në sektorin e automobilave do të marrin një goditje të rëndë në funksionimin e tyre, shkruan Alsat.

Por, ka edhe ndikime indirekte negative tek investitorët. Sipas kompanive të vendosura në zonat industriale, këto janë çmimet e energjensëve, inflacioni dhe hezitimi për të blerë automjete të reja në kohë lufte.

“Nga pikëpamja logjistike, është pothuajse e pamundur atje të hyjë apo të dalë lënda e parë. Dhe për shkak të kësaj, kompanitë, kemi njoftime nga klientët që mbyllen për një periudhë prej një deri në dy javë. Sa kohë do të zgjasë kjo, për këtë drejtpërdrejt do të ndikojë ajo që ndodh në Ukrainë”, deklaroi Viktor Mizo, Kryetar i Shoqatës së kompanive me Prodhim të Lartë Teknologjik.

Zyrtarët thonë se ka rrezik për biznesin, por thonë se përballja me pandeminë dhe sfidat e paraqitura nga kriza energjetike është shembull i mirë se dinë si të përballen me ndikimet e jashtme negative në ekonominë vendase.

“Pres që rreziqet të kenë pasoja negative. Por sërish në fund të vitit për faktin se objektet e reja që kanë nisur të ndërtohen vitin e kaluar, do të nisin prodhimin këtë vit. Në volum do të kemi sërish rritje të eksporteve dhe numrit të vendeve të punës dhe pagave”, tha Jovan Despotovski- drejtor i ZZHTI.

Investimet e huaja në vend, sipas informacioneve, kanë bashkëpunim të vogël me kompani nga Rusia apo Ukraina. Por, rreziku për kapitalin e huaj në Maqedoni vjen nga marrëdhëniet e tensionuara mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Disa nga gjigantët gjermanë të makinave kanë njoftuar tashmë mbylljen e përkohshme të fabrikave për shkak se disa nga pjesët e tyre prodhohen në Ukrainë. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Mars, 2022 19:47

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare