Autobusët privatë rikthehen në rrugët e Shkupit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:25

Autobusët privatë rikthehen në rrugët e Shkupit

Pas 8 muajve, transportuesit privatë janë rikthyer në qytetin e Shkupit. Gjithsejt 105 autobusë modernë privatë që i plotësojnë standardet mjedisore, do të ofrojnë shërbimet e transportit publik në qytetin e Shkupit.

Autobusë privatë do të shërbejnë në 16 linja pas nënshkrimit të marrëveshjes mes drejtorit të ri të ndërmarrjes, Kërste Petkovski dhe transportuesve privatë.

“Me mënyrën e re të punës dhe standardizimin në transportin publik, qytetarët do të kenë shërbim cilësor dhe në kohë, kurse buxhetet e Qytetit të Shkupit dhe NTP Shkup do të mbrohen nga keqpërdorimet dhe arbitrariteti që ka qenë praktikë në të kaluarën”, thuhet në njoftim e NTP-së.

Qytetarët e anketuar shprehen më të kënaqur për rikthimin e autobusëve sepse siç thonë ata kanë pritur gjatë dhe disa linja të auytobusëve edhe janë ndërprerë.

“Deri tash kemi qenë katastrofë. Gjatë e çdo gjysëm ore duheshte çdo autobus me ardh. Ne 81-shin që e presim nuk ka mundësi të vij, nuk është i rregullt asnjëherë. Në ora 13 e 30 që ka pas me ardh për nxënësit në Bllacë edhe atë e kanë ndërpre. Çdo ditë udhëtoj Bllacë –Shkup.”, tha një qytetar.

“Mendoj që më mirë do të bëhet, unë nuk udhëtoj çdo ditë por prap kishim probleme kur kishim nevojë të udhëtonim me autobus.”, u shpreh një qytetare.

“Shumë më mirë është nuk ka rrëmujë, shkon puna më mirë, shkojnë njerëzit në punë. Kemi prit deri në 1 orë.”, tha një qytetar.

“Tash jam duke prit autobus, shpresojmë që do të kemi linja më të shpeshta.”, u shpreh një qytetar.

“Unë në shkollë shkoj me autobus.”, tha një qytetar.

“8 muaj vetëm ne e denim si ishte, tash besoj më mirë do të jetë.”, u shpreh një qytetar.

Kjo pritet ti jep fund gjendjes së rënduar në transportin publik të krijuar muajve të fundit pas ndalimit të qarkullimit të transportuesve privatë, të cilët janë ankuar se Ndërmarrja ju ka borxhe.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:25

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare