Autografi i Vladimir Putin shitet në ankand për 5 mijë euro

Autografi i Vladimir Putin shitet në ankand për 5 mijë euro

Një dokument i nënshkruar nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shit në ankand ditën e sotme për 5 mijë euro.

Dokumenti u shkruajt në vitin 2001 drejtuar gazetarit sovjetik Zorin për ta falenderuar atë për librin “Unknown about the known” të cilin ja dha dhuratë kreut të shtetit.

Në të njëjtin ankand u shitën 5 dokumente nga filmi “Mirror” si dhe autografi e disa foto të regjisorit të filmit për 29 mijë euro.

Gjithashtu u shitën pesë fletë shënimesh të një filmi të regjisorit dhe skenaristit Andrei Tarkovsky me çmime që variojnë nga 5 mijë deri në 9 mijë euro secila.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 22:39

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.