Autoritetet: 80 milion euro për infrastrukturën në Kumanovë

Desk
By Desk December 16, 2019 19:36

Autoritetet: 80 milion euro për infrastrukturën në Kumanovë

Nëpërmjet ndërtimit dhe rehabilitimit të akseve rrugore në Kumanovë, synohet të përmirësohet lidhja rrugore me rajonin verilindor. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, bën të ditur se në rajonin e Kumanovës janë duke u investuar 80 milion euro për realizimin e projekteve kapitale.

“Vetëm në Kumanovë dhe rajonin e Kumanovës investojmë mbi 80 milion euro në realizimin e projekteve kapitale në rrugë, hekurudha dhe në ndërtimin dhe rindërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësit që duhet të sjellin zhvillim ekonomik në rajon, punë të reja dhe jetë më të mirë për qytetarët.”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Drejtori i Ndërmarrjes Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov, njoftoi se është rehabilituar rruga Kumanovë – Shën Nikollë në gjatësi prej 42 kilometra me kosto prej 4.1 milion euro.

“Kemi përfunduar punimet në drejtimet rrugore nga Kumanova në Opajë, në Nikushtak dhe Pelincë, projekte të cilat kanë qenë të paprekura për vite me radhë. Gjithashtu rruga për në Kriva Palankë është gjysmë e rehabilituar dhe pres që ajo të përfundojë deri në pranverë.”,- u shpreh drejtori i Ndërmarrjes për Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov.

Kryetari i Kumanovës, Maksimm Dimitrievski, thekson se përmirësimi i infrastrukturës rrugore mundësohen lidhje më të mirë me komunat në rajonin verilindor, i cili është një nga rajonet planor më pak të zhvilluar.

“Në nëntëmbëdhjetë muajt e kaluar me të drejtë mund të them që shumë projekte të infrastrukturës janë duke u realizuar në Kumanovë. Me rindërtimin e këtyre rrugëve rajonale, ne përfitojmë një lidhje më të mirë midis komunave dhe lidhjes së rajoneve se bashku. Rajoni verilindor është rajoni më pak i zhvilluar dhe ne po shqyrtojmë perspektivat për zhvillim e këtij rajoni.”,- theksoi kryetari i komunës së Kumanovës, Maksimm Dimitrievski

Njëherit u njoftua se po punohet që së shpejti të fillojnë punimet edhe në rrugën ekspres Kriva Pallankë – Deve Bair, me mjete të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (TVM2)

Desk
By Desk December 16, 2019 19:36