Autoritetet nuk duhej të lejonin që shteti të mbetet pa qymyr

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:33

Autoritetet nuk duhej të lejonin që shteti të mbetet pa qymyr

Përveç mungesës së rrymës në nivel global, për krizën energjetike në vend, një pjesë të fajit e kanë edhe autoritetet dhe menaxhimi i dobët në sektorin e energjetikës. Ekspertët thonë se organet e shtetit nuk është dashur të lejojnë që shteti të mbetet pa qymyr të mjaftueshëm dhe mazut, duke pasur parasysh që akumulimet janë të zbrazura ndërsa është dashur të reagojnë në kohë. Gjithashtu, kanë vërejtje se janë publikuar informacione të kufizuara për pamjen reale me rrymën, në kohë të fushatës zgjedhore.

“Assesi nuk duhet të vijmë në gjendje të mos kemi qymyr, që akumulimet e ujit të jenë të zbrazura, të mos kemi mazut e kështu me radhë, masat tanimë janë shumë të vonuara. Maqedonia asnjëherë nuk ka pasur vërejtje nga ENCO kurse tani për ne diskutohet në Bordin e ENCO-s për shfrytëzim të palejuar të rrymës. Fillimisht duhet të dimë sa milionë euro do të na duhet deri në fund të vitit dhe kuptohet duhet të kemi plan edhe për vitin 2022. Është politikë e gabuar të thuhet se çdo gjë është në rregull në dy raunde zgjedhore dhe përnjëherë në temperatura pranverore në nëntor, të shpallim gjendje krize”, deklaroi Sanja Bozhinovska- konsulente e energjetikës.

Para dy javëve jo të plota, edhe drejtori i Elektranave të Maqedonisë Vasko Kovaçevski edhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi siguruan se nuk ka nevojë të shpallet gjendje krize në energjetikë kurse vetëm dy ditë pas zgjedhjeve u pajtuan se ka nevojë për shpallje të gjendjes së krizës. Për dallim prej tek ne, në pjesën më të madhe të shteteve në botë janë marrë masa, por edhe ka filluar zbatimi i tyre siç është ngrirja e çmimeve të karburanteve, subvencione për qytetarët e rrezikuar, plotësimi i rezervave me qymyr, vendosja e shtrëngimeve në kapacitetet prodhuese. Ekspertët e energjetikës apelojnë deri te autoritetet që tani të mendohet për sigurimin e mjeteve në buxhet për vitin 2022 për zbutjen e goditjes që qytetarët mund ta pësojnë nga janari, për kur edhe parashikohet rritja e çmimit të rrymës. Në propozim- buxhetin për vitin e ardhshëm që Qeveria tashmë e dërgoi në Kuvend, nuk parashihen mjete për ndihmë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:33

09
Dhj
Hulumtimi që ka realizuar Instituti për Studime të Komunikimit ka nxjerrë në pah se qytetarët e...
09
Dhj
9 dhjetori shënohet si Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, ndaj me këtë rast zëvendëskryeministri...
09
Dhj
Në rifreskimin e listës së zezë të SHBA-ve, emri i të cilëve pritet sot në...
09
Dhj
Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, ka ndërprerë fejesën me ish të fejuarën e...