Autostrada Kërçovë – Ohër, kredia shtesë përplas pushtetin me opozitën

Autostrada Kërçovë – Ohër, kredia shtesë përplas pushtetin me opozitën

Propozim ligji për garanci shtetërore për Marrëveshjen e kredisë prej 179 milion dollarësh për të financuar më tej autostradën Kërçovë-Ohër, përplasi deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Ministri i transportit sqaroi se kredia nga Banka Eksport-Import e Kinës jepet me një periudhë 20-vjeçare ripagimi, ku norma e interesit është fikse, 2 për qind në vit për tërë kohëzgjatjen e kredisë. Opozita akuzon se po huazohen para pa kontroll për një projekt që u demonizua pikërisht nga qeveria aktuale.

“Bëhet fjalë për disa korrigjime siç ishte rasti i kategorizimit të tuneleve nga kategoria 2 në atë të 6, mangësitë të cilat kanë qenë në hyrjet dhe daljet e autostradës dhe këto disa herë i kemi përsëritur. Dhe nëse ka dikush që ka mendime të ndryshme nga këto të mijat, le të urdhërojë të më demantojë”,- deklaroi ministri i transportit, Goran Sugarevski.

“Nëse ato 400 apo sa miliona europianë për atë autostradë, ju kujtoj që të njëjtën e vlerësuat si vepër kriminale dhe se VMRO-DPMNE-ja po e bën atë në kohë parazgjedhore. Tani kur iu akuzuan se kjo autostradë po kushton shumë, edhe pse ka pasur oferta me çmime më të ulëta, tani do të na duhet një hua shtesë prej 200 milion dollarësh për ta përfunduar”,- tha Goran Minovski nga VMRO-DPMNE.

Pushteti arsyetohet se ekspertët kanë konstatuar mangësitë e shumta në projektin fillestar, opozita u kundërpërgjigj se realizimi i këtij projekti nënkupton jo vetëm bllokadë trevjeçare për të gjitha aktivitetet tjera, por një kosto të re borxhi që duhet ta paguajnë qytetarët. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 20, 2019 19:49

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA