Autostrada Shkup – Bllacë, ASh: Pse u anulua tenderi?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 19:32

Autostrada Shkup – Bllacë, ASh: Pse u anulua tenderi?

Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar Qeverinë për anulimin e tenderit për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë. Nga kjo parti akuzuan BDI-në se projektet kapitale i lë në gjysmë, për t’i shfrytëzuar më pas si premtime gjatë fushatës zgjedhore.

“Aleanca ka siguruar dokumentin e anulimit nga Byroja për Furnizime Publike, ku edhe është publikuar ky dokument me të cilin është anuluar projekti në fjalë. Në pjesën e arsyetimit të anulimit qëndron se nuk ka pasur asnjë ofertë, apo asnjë ofertë të pranueshme. Prandaj ne si Aleancë pyetjen e parë që e shtrojmë është: Pse projekti është anuluar, ndërkohë që data për aplikimin e tenderit është deri më 29 nëntor të vitit 2019? Ne po pyesim se mos vallë ky projekt po ruhet si një vegël premtimi për fushatën zgjedhore që është përpara nesh”,- deklaroi zëdhënësja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti.

NPRRSh: U paraqit vetëm një kompani me buxhet të tejkaluar

Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore sërish përsëritën qëndrimin se deri në afatin e paraparë për dorëzim të ofertave, ka pasur vetëm një kompani që ka konkurruar dhe e ka tejkaluar buxhetin e parashikuar për këtë projekt, andaj edhe njoftuan se tenderi i dytë do të shpallet shumë shpejt.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 19:32