Autubosi përfshihet nga flakët, s’ka të lënduar

Autubosi përfshihet nga flakët, s’ka të lënduar

Nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri që rreth orës 9 e 40 minuta të mëngjesit të sotëm përfshiu autobusin numër 5 të Ndërmarrjes Për Transport Publik, të relacionit Deksion- Lisiçe e Re. Sapo pasagjerët kanë vërejtur shenjat e para të zjarrit menjëherë kanë alarmuar shoferin i autobusit, i cili ka arritur që në kohë t’i evakuojë të gjithë. Pasi tentativa e tij për shuarjen e zjarrit rezultoi pa sukses, menjëherë ka lajmëruar Brigadën e Zjarrfikësve, dy vetura të së cilës kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash. Por siç ndodh zakonisht, veturat nuk janë larguar menjëherë për t’i hapur rrugë automjeteve të zjarrfikësve. Kur zjarri u shua, u vërejt se kati i dytë i autobusit ishte djegur plotësisht, pothuajse edhe kati i parë, por motori ishte i paprekur nga zjarri. Kjo i shtyn zjarrfikësit të kenë një tezë rreth pikënisjes.

Ne nuk mund të cekim ndonjë detaj konkret, sepse ai është zjarr dhe kur digjet diçka i zhduk provat. Në katin e dytë interieri është pothuajse i gjithi me bazë plastike, ndoshta zjarri ka filluar nga klima ose nga instalimet elektrike. Diçka tjetër nuk do mund të shkaktonte një zjarr të tillë”-tha Sretko Cimevski- komandant I brigadës së 4 të zjarrfikësve.

Nga Ndërmarrja për Transport Publik thonë se tashmë kontrolli tyre i brendshëm dhe ekipet e Ministrisë së Brendshme kanë kryer ekspertizën, rezultatet e së cilës do të tregojnë më së miri shkaktarin. Autobusi që u kaplua nga flaket kishte filluar mëngjesin e sotëm me punë dhe deri në momentin kur u kaplua nga flaket kishte përshkuar tre herë relacionin e zakonshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 22, 2019 16:43

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...