Ava Max publikon këngën e re “Salt”

Ava Max publikon këngën e re “Salt”

Këngëtarja shqiptare e cila po bën emër në tregun internacional të muzikës, Ava Max, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Salt” titullohet kënga e saj e re, që përkthyer në shqip do të thotë kripë.

Kënga është ritmike dhe do të jetë pjesë e albumit të saj të ri, të cilin këngëtarja ka paralajmëruar se do ta publikojë së shpejti.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale këngën e re, e cila është pritur mirë që në orët e para të lansimit.

“Salt” aktualisht është e disponueshme për publikun vetëm në versionin audio, gjersa artistja nuk ka bërë të ditur nëse mendon t’ia realizojë edhe klipin.

Ava Max përndryshe së fundmi mori pjesë në koncertin e “Jingle Bell” të organizuar nga Capital FM në Londër, pjesë e të cilit ishin edhe emra të tjerë të njohur si: Rita Ora, Liam Payne, Harry Styles etj.

Ajo këtë vit ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, gjersa është shpërblyer edhe me çmime nëpër kompeticione të rëndësishme muzikore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Dhjetor, 2019 23:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA