Ava Max publikon klipin e ri “Kings and Queens”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 22:56

Ava Max publikon klipin e ri “Kings and Queens”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka shijuar gjatë ditëve të fundit suksesin e këngës së saj më të re “Kings and Queens”.

Kënga e cila deri më tani ka qenë e publikuar vetëm në versionin audio, tashmë është vizualizuar edhe me klip.

25-vjeçarja publikoi klipin “Kings and Queen” të premten për të gjithë fansat e saj, një klip ky mjaft i veçantë dhe me skena atraktive.

Këngëtarja në klip vjen si një mbreëreshë në stil, kjo pasi siç thotë edhe titulli i saj, kënga iu dedikohet “mbretërve dhe mbretëreshave”.

Ava Max përndryshe është shumë aktive në muzikë me projekte muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.

Ndërkohë ashtu si shumë kolegë të saj, këngëtarja është detyruar së fundmi të anulojë turneun e saj botëror të koncerteve për shkak të virusit COVID-19. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 22:56