AVGJM: Do të shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës

AVGJM: Do të shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës

Koalicioni “Asnjëherë E Veriut, Gjithmonë Maqedoni”, premton që nëse merr besimin e qytetarëve më 15 korrik, do të shfuqizojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet që sipas tyre dëmtojnë maqedonasit.

“Në programin tonë ne kemi përcaktuar kyçe strategjike që mendoj se janë të njohura për qytetarët dhe janë në pajtueshmëri me emrin e koalicionimit tonë, duke filluar nga shfuqizimi i marrëveshjes së Prespës për mosharmonizim е së drejtës ndërkombëtare me Komisionin e Venedikut, shfuqizimin e Ligjit për Dygjuhësi, Ligji për Fqinjësi të Mirë me Bullgarin të cilët treguan shovinizëm të theksuar dhe mosdurim në gjithçka që është maqedonase dhe gjithçka që flet maqedonisht.”,- theksoi Jove Kekenovski nga bartësi i listës nj. z. 2 – AVGJM.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 19:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.