Avokati i Shtetit takon ambasadorin e Bullgarisë, Angel Angelov

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:57

Avokati i Shtetit takon ambasadorin e Bullgarisë, Angel Angelov

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit diplomatik të shteteve mike, Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa e ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Angel Angleov.

Nga institucioni Avokat i Shtetit njoftojnë se takimi me ambasadorin bullgar ka qenë i frytshëm me ç’rast ambasadori Angelov ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e Avokatit të Shtetit në të gjitha sferat.

Që nga fillimi i vitit 2019 Avokati i Shtetit ka zhvilluar takime me ambasadorë nga të gjitha vendet e BE-së, por edhe me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Që të gjithë kanë shprehur mbështetjen e parezervë të institucionit Avokat i Shtetit, për përmirësimin e efikasitetit dhe harmonizimin e legjislacionit të kësaj fushe me legjislacionin evropian. /SHENJA/

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:57