Avokati shtetëror, të shkarkohen prokurorët Bubevski dhe Ajro

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:45

Avokati shtetëror, të shkarkohen prokurorët Bubevski dhe Ajro

Avokati shtetëror ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të marrë vendim për suspendimin e prokurorëve nga Prokuroria Publike Shkup Gavril Bubevski dhe Artan Ajro për shkak të dyshimeve për konflikt interesi në rastin Transmet. Por nga KSHPK thonë se ata nuk kanë një kompetencë të tillë, pasi që ajo është e drejtë ekskluzive e Kryeprokurorit publik.

“Ligji për Prokurorin Publik neni 81 paragrafi 3 thotë se vendimin për tërheqje nga ushtrimi i funksionit të prokurorisë publike e merr prokurori publik i RMV-së. Bazueshmërinl e kërkesës për pezullim mund ta vlerësoj vetëm prokurori publik i RMV-së dhe ai mund të marrë një vendim të tillë. Besojmë se ne si KSHPK nuk kemi kompetencë të veprojmë në lidhje me këtë rast”, u shpreh anëtari i KShPK-së Vlladimir Georgiev.

Anëtarët e KShPK-së në seancën e sotme gjithashtu kërkuan nga Prokuroria Publike, që çdo vendim që do të merret të njoftohet dhe të dihet se ç’farë po ndodh me nismat e tyre. Kërkojnë nga PP të dorëzojë përgjigje te KSHPK-ja nëse dhe si është vepruar dhe jo vetëm se do të veprohet në lidhje me nismat e tyre.

“Ne jemi në process të nënshkrimit të memorandumit me Prokurorinë Publike kun ë mënyrë strikte do të ceket se kërkojmë që për nismat e tona të jemi të informuar”, theksoi kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.

Në seancë, në suaza të elaborimit të disa lëndëve, ishin cituar edhe rastet e mira për bashkëpunim me Qeverinë dhe inspektoratin e Arsimit, për disa nisma nga kompetenca e tyre.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:45

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare