Az-M rikthehet me shumë projekte, album solo dhe disa bashkëpunime

Az-M rikthehet me shumë projekte, album solo dhe disa bashkëpunime

Azem Selaci i njohur me emrin artistik Az-M më preardhje nga Vushtria e Kosovës por që në  Norvegji jeton qe 25 vite së bashku me familje. Më muzikë ka filluar të meret që nga viti 2008.  Ka filluar me një shokun e tij Fitim Hajrizi e së bashku kanë performuar edhe në koncerte në Norvegji bashkë me artistë si Sabri Fejzullahu dhe Ryva Kajtazi.

AZ-M ka bashkëpunime me artistë të ndryshëm si DaKiLLa (King Records), F-TiM  (The Bloody Alboz), Maksi (ETNA), Agresioni (Blowsquad), Mark A (Norvegji), L-Be (Norvegji) etj.

Albumi i tij do të publikohet këtë vit me emrin “Words Become Actions” qe ka me qenë më shumë si solo artist e në album ndoshta do të ketë edhe ndonjë bashkëpunim.

Reperi AZ-M ka pas një rast të rëndë në familje ku e vetmja motër, Lejla Selaci ndërroj jetë në atë rastin terror që ka ndodh në Norvegji ku ishin në seminar të rinjtë të gjithë Norvegjisë ku terroristi norvegjez Anders Behring Breivik i vrau 77 persona ku në mesin e tyre ka qenë edhe motra e AZ-M, ajo ishte kryetare e rinisë të Fredrikstadit ku edhe jeton familja e saj dhe zavendës kryetare e krahinës së Østfold.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Prill, 2018 23:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.