Azem Sadiki: Opozita shqiptare do të merr zero vota
Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki sot në tubimin përmbyllës në Tetovë për zgjedhjet presidenciale, u shpreh se opozita shqiptare në këto zgjedhje do të merr zero vota për Blerim Rekën.
Ai gjithashtu tha se në këto zgjedhje do të forcohet PDSH-ja.
Ndryshe PDSH-ja e Menduh Thaçit e mbështet Stevo Pendarovskin për president kandidat i cili është i përbashkët mes 31 subjekteve. /TS/