Azem Sadiki zyrtarisht kalon në ASH

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 12:18

Azem Sadiki zyrtarisht kalon në ASH

Kryetari i komunës së Studeniçanit edhe zyrtarisht nga radhët e PDSH-së ka kaluar në rradhët e Aleancës për Shqiptarët.

Për këtë “transfer”, ka njoftuar sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari. Ai në një status në “Facebook”, ka shpërndarë fotografi ku shihet me Sadikin dhe Selën.

Ndryshe, Studeniçani ishte komuna e vetme që udhëhiqej nga kuadër i PDSH-së, pas kalimit të Sadikit në ASH, Partia Demokratike Shqiptare zyrtarisht ka mbetur pa asnjë komunë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 12:18