Baba në moshën 89-vjeçare, bosi i Formula 1 në pritje të fëmijës së 4-të para 11 minutave

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 20:37

Baba në moshën 89-vjeçare, bosi i Formula 1 në pritje të fëmijës së 4-të para 11 minutave

Bosi i Formula 1 Bernie Ecclestone do të bëhet sërish baba në moshën 89-vjeçare.  Sipas mediave në Zvicër, gruaja e tij Fabiana Flossi është shtatëzanë dhe do të lind në muajin korrik.

Ecclestone ka gjithashtu 3 vajza në moshën 65, 35, dhe 31 vjeçare, ndërsa tani do të bëhet me djal.

Bosi Formula 1 ka një pasuri prej 2.1 bilionë paund dhe është I martuar me Fabiana Flossi e cila është 44 vjeçe dhe është gruaja e tij e 3-të.

Mund të tingëllojë si diçka e çuditshme, por një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga vetë Ecclestone për mediat që pohon se është në pritje për t’u bërë baba.

Bernie Ecclestone dhe gruaja e tij Fabiana Flossi.
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 20:37