“Babadimri” plaçkit një bankë, të gjitha paratë ua jep qytetarëve

Desk
By Desk December 25, 2019 22:51

“Babadimri” plaçkit një bankë, të gjitha paratë ua jep qytetarëve

Një burrë i veshur si babadimër, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakontë për t’i uruar krishtlindjet qytetarëve në Colorado.

Policia e ka identifikuar këtë person si Wayne Oliver, është 65 vjeç, dhe ai vendosi të vërë në veprim komplotin e tij para festave duke grabitur një bankë dhe më pas duke hedhur të gjitha paratë e tij në ajër duke bërtitur “Gëzuar Krishtlindjet”.

Dëshmitarët thanë që ai grabiti një bankë, doli në rrugë dhe filloi të hedhë para në ajër, duke bërtitur: “Gëzuar Krishtlindjet!”, njofton BBC.

Burri më pas shkoi në një kafene aty pranë, u ul para tij dhe priti arrestimin e tij.

Kalimtarët e Colorado Springs mblodhën paratë nga rruga dhe i kthyen ato në bankë sërish.

Desk
By Desk December 25, 2019 22:51