Bajerni s’ka të ndaluar, Çellsi “shkel” Malmen

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Tetor, 2021 23:46

Bajerni s’ka të ndaluar, Çellsi “shkel” Malmen

Skuadra e Bajernit “shtyp” pa mëshirë çdo kundërshtar që i del përpara. Bavarezët fituan 0-4 në fushën e Benfikas, ku shënuan Leroj Sane dy herë dhe Levandovski, finalizime që u shtohet edhe autogoli i Evertonit.

Me këtë sukses Bajerni kryeson me pikë të plota (9). Një rezultat që i shkon për shtat edhe Barcelonës, që është në konkurrencë me portugezët për vendin e dytë dhe që shënoi fitore minimale ndaj Dinamo Kievit.

Çellsi e ktheu si stërvitore takimin me Malmon në “Stemford Brxh” dhe nuk e vuri në asnjë moment në dyshim suksesin, duke triumfuar me 4-0. Skuadra e drejtuar nga gjermani Tomas Tushel e zhblloki takimin që në minutën e 9-të me Kristensen, ndërsa pak më vonë dyfishoi Zhorzhinjon. Në pjesën e dytë shënoi Haverzt e sërish Zhorzhinjo.

Villareali e befasoi që në minutat e para Jang Bojsin, për të mposhtur përfundimisht 1-4. Për “Nëndetësen e Verdhë” shënuan Pino (6’), Moreno dy herë (16’ dhe 89’) dhe Çukvueze (90+2’), që bënë të pavlefshëm golin e Elias për vendësit.

Fiton minimalisht Juventusi në fushën e Zenitit falë golit të Kullushevskit në minutën e 86-të.

Sfida e vetme e kësaj të mërkure që përfundoi pa gola ishte Lille-Sevilja.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Tetor, 2021 23:46