Bajraktarov: Psikopatët dhe njerëzit pa moral mund të bëjnë vrasjen e një fëmije

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:31

Bajraktarov: Psikopatët dhe njerëzit pa moral mund të bëjnë vrasjen e një fëmije

Psikopatë, sociopatë, njerëz pa moral dhe ndjenjë pendimi… Nga pikëpamja psikiatrike, kështu duket diagnoza e personave që rrëmbejnë, kryejnë vrasje dhe varrosin trupin e një fëmije të mitur. Rasti i Vanja Gorçevskës tronditi mbarë opinionin dhe prindërit janë në tronditjen dhe frikën më të madhe. Psikiatri Stojan Bajraktarov thotë se ata që kanë marrë jetën e fëmijëve janë të njohur në shoqëri dhe janë kryerës të shpeshtë të kundërvajtjeve apo krimeve, përcjell FLAKA.

“Shpesh paraqesin se janë mbrojtës të integritetit apo moralit në shoqëri dhe paraqiten si agresivë..dmth që të tjerët bëjnë atë që janë, janë njerëz që i trembet ambienti, kanë frikë të bien në konflikt me ta. Ata janë të vetëdijshëm se kjo që po bëjnë është e gabuar, por nuk kanë ndjenjën e fajit, të moralit se është diçka e dënueshme ose e papranueshme shoqërore, por kujdesen vetëm për nevojat e tyre”, thotë Dr. Stojan Bajraktarov, drejtor i Klinikën e Psikiatrisë.

Të kthehen normat dhe vlerat e humbura në shoqëri. Mjekët psikiatër na bëjnë thirrje që të kundërshtojmë fenomene të tilla dhe të mos i anashkalojmë ato dhe të bëjmë çdo vepër të dënueshme.

“Na duhen shumë analiza, sociologjike, ekonomike, sociale — pse po na ndodh kjo. Është vetëm një pjesë e programit që sistemi i ndëshkimit duhet të ekzistojë, sepse psikopatët mësojnë vetëm nga ndëshkimet. Por, nuk është vetëm kaq, na duhen edhe shumë gjëra të tjera për të qenë një shoqëri më e lumtur”, thotë Bajraktarov.

Dhuna në rritje nuk është vetëm në rritje këtu. Por për këtë akt monstruoz, përveç dënimeve për fajtorët, nevojiten ndryshime serioze sistematike. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:31

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare