Bale hap telashe për Real Madridin edhe nga Londra, refuzon reduktim në pagë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 20:09

Bale hap telashe për Real Madridin edhe nga Londra, refuzon reduktim në pagë

Gareth Bale nuk harron t’i hap telashe Real Madridit as kur është në Londër.

Ylli uellsian, Gareth Bale do të luajë këtë edicion si i huazuar te skuadra e Tottenham Hotspur.

Kartoni i tij i takon skuadrës së Real Madrid, e cila paguan edhe pagën e tij. Në kohën e pandemisë, pagat po dalin telashe për klubet dhe po synohet reduktimi në paga për lojtarët.

Megjithatë, Gareth Bale, sipas raportimeve nga Spanja, është lojtari i vetëm që refuzon të ketë reduktime në pagë te Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Të gjithë lojtarët duket të jenë pajtuar për 10% reduktime, përveç Bale.

Mbetet të shihet nëse uellsiani do të zbutet në qëndrimet e tij në ditët në vazhdim. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 20:09