Banesa përfshihet nga flakët ndërsa pronari flinte, qeni i shpëton jetën

Banesa përfshihet nga flakët ndërsa pronari flinte, qeni i shpëton jetën

Një hero i ri është shfaqur në qytetin australian të Sidnei.

Qeni i racës Pomeranian shpëtoi pronarin e tij nga një zjarr që u përfshiu banesën mbrëmjen e së hënës.

George Rutonski, pronari i Gucci, ishte në gjumë në banesën në periferi të Sidnei kur shpërthyen flakët.

Ai u zgjua nga tingujt e lehjes së qenit 2-vjeçar dhe tymit.

Me ndihmën e fqinjëve Rutonski dhe Gucci dolën të sigurt nga banesa që po digjej.

58-vjeçari u dërgua në spital dhe ia atribuon shpëtimin e jetës qenit të tij.

“Siç thonë, miku më i mirë i njeriut është qeni i tij”, tha Rutonski për Seven News.

Ai humbi gjithçka nga zjarri.

“Nuk mendoj se do të ishte gjallë nëse nuk do të ishte për qenin e tij”, shtoi fqinji i tij Fred Sukker.

Pjesa më e madhe e shtëpisë, që Rutonski  e kishte me qira është shkatërruar ndërsa çatia është pjesërisht e rrënuar.

Zjarri mendohet se ka nisur nga një cigare apo qiri i lënë ndezur në dhomë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 23:18

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER