Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Banka Popullore: Rritje të ekonomisë, por më e moderuar në krahasim me tremujorin e parë

Banka Popullore: Rritje të ekonomisë, por më e moderuar në krahasim me tremujorin e parë

Redaksia 2 vjet ago

Rritje të mëtejshme të ekonomisë, por me siguri më e moderua në krahasim me tremujorin e parë, janë parashikimet e Bankës Popullore për tremujorin e dytë të vitit 2019.

Norma vjetore mesatare e realizuar e inflacionit për shtatë muajt e parë të vitit është 1,2 për qind, gjatë pritjes për normë të inflacionit prej 1,5 për qind për të gjithë vitin 2019. Rreziqet në krahasim me projeksionin e inflacionit për vitin 2019 tani për tani vlerësohen si të balancuara.

Komiteti për Politikë Monetare Operative e Bankës Popullore dje në një seancë të rregullt ka vendosur që norma e interesit të bonove të thesarit të mbetet në nivel prej 2,25 për qind, ndërsa oferta e bonove të thesarit për ankand i cili do të mbahet më 14 gusht të vitit 2019 të mbahet në nivelin prej 25.000 milionë denarë.

Në seancë ishin shqyrtuar realizimet më të reja në ekonominë vendore në kontekst të projeksioneve më të reja makroekonomike. Sipas Komitetit, fundamentet ekonomike edhe më tej janë të shëndosha, pa prani të disbalancave në ekonomi

Sa u përket treguesve të sektorit të jashtëm, realizimi për shkëmbimin e jashtëm tregtar në përfundim me tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë deficit më të ulët tregtar nga i prituri për tremujorin e dytë. Rezervat devizore në fund të korrikut janë më të larta në krahasim në fund të vitit 2018, me ç’rast të gjithë treguesit për përshtatshmërinë e tyre edhe më tej janë në zonë të sigurt.

Lidhur me lëvizjet te depozitat e përgjithshme dhe kreditë e përgjithshme, të dhënat fillestare për korrik tregojnë rritje të mëtejshme në bazë vjetore, e cila te kreditë është pak më e moderuar.

Bankat kanë vazhduar t’i drejtojnë mjetet monetare të lira të tepërta të denarit ndaj depozitave të disponueshme te Banka Popullore, të cilat mundësojnë fleksibilitet më të lartë dhe qasje të mjeteve për kreditim të papenguar të subjekteve vendore.

Në përgjithësi, në seancë u konkludua se treguesit e fundit makroekonomikë dhe vlerësimet referohen në disa devijime të caktuara lidhur me dinamikën e projektuar, derisa vëzhgimet për ambientin për zbatimin e politikës monetare janë kryesisht të pandryshueshme lidhur me vlerësimin paraprak. Në këtë rast, sërish u theksuan rreziqet e pavolitshme nga ambienti i jashtëm. Banka Popullore edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do t’i ndjekë trendet dhe rreziqet potenciale, në kontekst të përcaktimit së politikës monetare.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Mbështetje financiare për rritjen e tufave të bagëtive
Next: Artan Grubi: Tomor Morina i lirë dhe rrugës për Kosovë

Të ngjashme

Talat-Xhaferi Ende vazhdon takimi i Xhaferit me koordinatorët

Ende vazhdon takimi i Xhaferit me koordinatorët

Redaksia 1 min ago
Radmilla-Shekerinska Shekerinska: Të gjitha shtetet e NATO-s kanë mungesë të vaksinave

Shekerinska: Të gjitha shtetet e NATO-s kanë mungesë të vaksinave

Redaksia 8 minuta ago
Bilal-Kasami-6-750x440 Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Redaksia 13 orë ago

TË FUNDIT

Talat-Xhaferi Ende vazhdon takimi i Xhaferit me koordinatorët

Ende vazhdon takimi i Xhaferit me koordinatorët

Apostol-Simovski-popis-2021-8 Mërgimtarë regjistrohuni!

Mërgimtarë regjistrohuni!

Radmilla-Shekerinska Shekerinska: Të gjitha shtetet e NATO-s kanë mungesë të vaksinave

Shekerinska: Të gjitha shtetet e NATO-s kanë mungesë të vaksinave

Bilal-Kasami-6-750x440 Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

auto_Vjosa-Osmani-Albin-Kurti-etj-1-600x360-11613478759 Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.