Bankat ofruan shtyrje të pagesës së kredive deri më 30 shtator

Bankat ofruan shtyrje të pagesës së kredive deri më 30 shtator

Shtyrje të pagesës së kredive deri gjashtë muaj, përkatësisht më së voni deri më 30 shtator, është vendimi i bankave anëtare të Asociacionit bankar të vendit, i sjellë më datën 26 të këtij muaji, që do t’ua ofrojnë qytetarëve.

Nga Asociacioni bankar theksojnë se masat që përfshijnë shtyrje të pagesës së kredive janë dedikuar për ata persona fizik dhe kompani të cilët me të vërtetë nuk kanë mundësi në këtë periudhë të vazhdojnë me shlyerjen e obligimeve të veta ndaj bankave dhe kursimoreve dhe kreditorëve të tjerë për shkak të ndërprerjes së punës së kompanive, humbjes së vendeve të punës, uljes së rrogave etj.

“Kuptohet, të gjithë ata të cilët kanë mundësi të vazhdojnë të paguajnë, ta bëjnë atë. Në atë mënyrë do të tregojnë solidaritet me të gjithë ata të cilëve me të vërtetë u nevojitet ndihma gjatë krizës me koronavirusin”, theksojnë nga ABM.

Shtojnë se me këtë, anëtaret e saj e konfirmojnë përgjegjësinë e vet shoqërore për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe kompanive, të cilët tashmë po përballen apo në të ardhmen mund të përballen me probleme të mëdha për shkak të krizës nga koronavirusi./MIA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 12:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.