Barca hedh syt kah mbrojtësi i Ajaxit

Desk
By Desk April 18, 2020 20:53

Barca hedh syt kah mbrojtësi i Ajaxit

Barcelona pritet të përforcojë repartin e mbrojtjes.

Merkatoja e verës pritet ta gjejë Barcelonën si njërën ndër skuadrat më aktive. Katalanët janë të interesuar për së paku katër lëvizje të mëdha.

Reparti i mbrojtjes është në mesin e planeve për ‘rinovim’ dhe tashmë katalanët duket se kanë një emër në listën e dëshirave.

‘Mundo Deportivo shkruan se Nicolas Tagliafico është emri në listën e dëshirave të Barcelonës.

‘Blaugrana’ mund të nisin një ofertë për 27 vjeçarin që shihet si zëvendësues i Junior Firpo, nëse ky i fudnit largohet nga ‘Camp Nou’.

Agjenti i Tagliafico thuhet se veçse ka biseduar me zyrtarët e Barcelonës, rreth një transferimi të mundshëm.

Mbetet të shihet nëse argjentinasi do të përfundojë në ‘Camp Nou’. Ka edhe skuadra të tjera të interesuara për kartonin e tij.

Desk
By Desk April 18, 2020 20:53