Barca kryen detyrën ndaj Sociedadit dhe vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 23:02

Barca kryen detyrën ndaj Sociedadit dhe vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

T&S

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas fitores së arritur në Camp Nou kundër Real Sociedadit (1-0).

Katalunasit e nisën sfidën me sulme të njëpasnjëshme. Fillimisht, Frenkie de Jong e futi topin në rrjetë, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Vendasit vazhduan me rastet e Ousmane Dembele, sërish De Jong e Gavi, ndërsa për mysafirët rrezikoi Pablo Marin.

(Foto: Getty Images)

Në minutën e 40-të të takimit, Sociedadi mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Brais Mendez me karton të kuq. Gjyqtari fillimisht i dha karton të verdhë, por pas konsultimit të VAR-it e përjashtoi nga loja.

Nuk vonoi shumë në fraksionin e dytë (52’) dhe pas një aksioni nga e djathta, Dembele e zhbllokoi rezultatin.

Rastet vazhduan, me Gavin që e goditi shtyllën, megjithatë nuk u shënuan gola të tjerë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Falë këtij triumfi, Barcelona kualifikohet në gjysmëfinale të Copa del Rey, ndërsa Real Sociedadi largohet nga gara në këtë fazë. /Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 23:02