Barca mposht konkurencën, merr yllin e Sao Paolos

Barca mposht konkurencën, merr yllin e Sao Paolos

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Sao Paulo përmes së cilës ata kanë mundësinë e parë për të nënshkruar me Gustavo Maia, edhe ose kishin konkurrencë nga Atletiko Madrid dhe Liverpuli.

Braziliani 19-vjeçar është një nga lojtarët me ardhme të ndritur të klubit brazilian, por ende nuk ka bërë debutimin me skuadrën e parë, megjithatë performancat e tij në nivelin e të rinjve kanë tërhequr shumë interes në shërbimet e tij.

“Ai që e pa ishte një skaut nga Barcelona. Ne filluam të bisedonim dhe ekzistonte mundësia që ata të përpiqeshin ta transferonin. Andre Kuri [skauti brazilian i Barcelonës] nuk mori pjesë. Bisedimet ishin drejtpërdrejt me ta”, zbuloi agjenti i Maia, Nilson Moura.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Mars, 2020 20:17

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.