Barcelona e shet Dembelen vetëm nëse vjen ndonjë “ofertë e artë”

Barcelona e shet Dembelen vetëm nëse vjen ndonjë “ofertë e artë”

Barcelona nuk ka dëshirë të shesë sulmuesin francez, Ousmane Dembele, por do ta bënte këtë vetëm për një çmim më të lartë.

Dembele ka qenë i lidhur me një largim dhe klubi anglez, Liverpooli, ka qenë i lidhur me sulmuesin francez.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona nuk e ka ndërmend të shesë Dembelen dhe do të pranonte vetëm një ofertë të artë nëse vjen për lojtarin gjatë verës.

Dembele ka humbur gjithsej 63 ndeshje të Barçës shkaku i lëndimeve që nga transferimi i tij prej 100 milionë eurosh nga Borussia Dortmund në gusht të 2017.

Shumë kritikë menduan se klubi nga La Liga do të largonte francezin në afatin e verës së fundit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

22-vjeçari u përball me një tjetër pengesë të lëndimit në shkurt, megjithatë Barça është e vendosur të vazhdojë me sulmuesin. /Telegrafi/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 4 Prill, 2020 21:01

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.