Barcelona e thërret Rei Manajn në ekipin e parë

Barcelona e thërret Rei Manajn në ekipin e parë

Dëshira e madhe e Rei Manajt ishte për t’iu bashkuar ekipit të parë të Barcelonës.

Sulmuesi shqiptar e ka pranuar këtë në një intervistë të dhënë para pak ditëve, duke u shprehur se dëshironte që të kishte aq fat sa për të përmbushur ëndrrën.

Por nuk ka kaluar shumë dhe vjen lajmi i bujshëm nga Spanja. Manaj është thirrur nga trajneri Setien përkrahë yjeve si Mesi dhe Griezmann, duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Tashmë pritet që futbollisti i Shqipërisë të ketë hapësirën e tij në përballjen e Kupës ndaj Leganesit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Janar, 2020 20:43

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.