Barcelona mund Sociedadin dhe “blindon” kreun e La Ligas
Barcelona vazhdon marshimin drejt titullit kampion në La Liga. Viktima e radhës ishte Real Sociedad, të cilët i ka mundur 2-1. Blaugranët gjetën golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë me një goditje me kokë të Lenglet.
Sociedadi reagoi mjaft mirë në pjesën e dytë duke shënuar golin e barazimit me Juanmi, pas një pasimi të bukur të një prej shokëve të tij. Gjithsesi gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Jordi Alba me një veprim shumë të bukur brenda zonës shënoi me këmbën e tij të “keqe”, të djathtën.
Barcelona mbetet në krye të renditje me 77 pikë, 9 më shumë se Atletico Madrid, që fitoi pak orë më parë ndaj Eibarit 1-0. /Koha Jone/