Barcelona për turp, mundet edhe nga Granada në transfertë

Barcelona për turp, mundet edhe nga Granada në transfertë

Barcelona vijon momentin e vështirë në La Liga, duke pësuar një humbje shokuese 0-2 në transfertën ndaj Granada-s. Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me Ramon Azeez. Në pjesën e parë Barcelona nuk arrin të bëjë asgjë, ndërkohë që në fillimin e së dytës trajneri Valverde ndërhynë për të hedhur në fushë Messin dhe talentin Fati.

Asnjëri prej tyre nuk do të arrinte që të thyente mbrojtjen e hekurt të Granadës. Madje ata do të arrinin që të fitonin një penallti pas pekjes së topit me dorë nga Vidal. Nga pika e bardhë shkoi Vadillo, i cili mposhtë portierin Ter Stegen.

Kjo është humbja e dytë në La Liga në këtë sezon për Barcelonën që mbetet në kuotën e 7 pikëve pas 5 javëve të para, ndërkohë që Granada merr përkohësisht kryesimin me 10 pikë. /Koha Jone/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 21, 2019 23:02

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA