Basha: Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në!

Redaksia
By Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:59

Basha: Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në!

Një ditë pasi në selinë blu u depozituan 4200 firma të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje Sali Berishës që të mos harxhojë energjitë e demokratëve.

Lideri demokrat tha se ndihet i zhgënjyer dhe sipas tij e gjitha ka qenë një blof, që nisi si një betejë gjoja për demokratizimin e PD-së përfundoi si një betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal. “I zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje, duke fshehur blofin e tij dhe mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit që do vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit. Nëse do t’i kishte mbledhur do t’i kishte dorëzuar sipas statutit. Në mënyrë që të nisnim procedurën statutore që e njeh shumë mirë dhe fakti që nuk e ka bërë, çdo demokrat e kupton pse nuk e ka bërë. E gjitha ka qenë një blof, e gjithë që nisi si një betejë gjoja për demokratizimin e PD-së përfundoi si një betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal”, tha zoti Basha.

Redaksia
By Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:59