Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shqipëri
  • Basha: Demokracia nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar se sot

Basha: Demokracia nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar se sot

Redaksia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër për të përkujtuar “2 Prillin e 1991”, ditën kur ranë dëshmorë për liri 4 heronjtë e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Basha tha se sot në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë po ia marr ajrin një shartese, një mostër aq sa politike, aq dhe kriminale. “Data e “2 prillit 1991’, hyri në historinë tonë kombëtare dhe asnjëherë nuk do reshtim së nderuari këtë datë. Për Shqipërinë është kujtesë e përhershme se rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë, rrënjët e së keqes ushqehen me vesin, me krimin e pandëshkuar. Sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë po ja merr ajrin një shartesë, një mostër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, indiferenca dhe tolerimi. Kjo monstër është qeverisja me krimin e cila mbijeton edhe për shkak se nuk i nxorëm siç duhet përgjegjësitë e 2 prillit 1991. ‘2 prilli’ si bashkëjetese e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë, e parlamentit, ka sot dorën e zezë që godet e përgjak qytetet tona, ka sot Kuvendin e turpit. Ne ikëm nga ajo strofull e krimit. Sot në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë është e ngjashme situata me 1945.

Duke iu referuar mazhorancës si shëmbëlltyra e qartë e Partisë Komuniste, Basha paralajmëroi se protestat e opozitës do të kenë të njëjtin përfundim  të sakrificës së 2 prillit.

“ Në këtë 28 vjetor nuk tingëllon kurrë më aktuale sakrifica e 2 prillit sesa sot. Asnjëherë nuk ka qenë më e kërcënuar demokracia, liria për të zgjedhur me votë dhe rrëzuar me votë qeverinë sesa sot. Në delir nga aleanca  e politikës me krimin, e krimit politik që vijon të përgjakë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund ta likuidojë opozitën, se mund të bëjë edhe pa të dhe se mund ta marrë Shkodrën edhe pa zgjedhje, e mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje e në zgjedhë për sa kohë ti nevojitet, mundësisht përjetësisht. Kjo nuk ka për të ndodhur”, paralajmëroi kreu i PD-së.

Continue Reading

Previous: Rama paralajmëron fundin e hidhur të opozitës
Next: Washington Post: Protesta e opozitës shqiptare tërheq më pak protestues

Të ngjashme

el-mejor ”El Mejor”, fotoja e Escobar shfaqet në një nga pakot me kokainë të sekuestruara në konteinerin në Durrës

”El Mejor”, fotoja e Escobar shfaqet në një nga pakot me kokainë të sekuestruara në konteinerin në Durrës

Redaksia
Screenshot_19-1-770x433 Kryemadhi: Nuk ka më shitje dhe blerje, fitorja e LSI në Korçë është e pashmangshme

Kryemadhi: Nuk ka më shitje dhe blerje, fitorja e LSI në Korçë është e pashmangshme

Redaksia
lulzim-basha-me-te-rinjte-1 Basha në Klos: Ndryshimit do t’i prijnë gratë

Basha në Klos: Ndryshimit do t’i prijnë gratë

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.