Basha: Korrupsioni është problemi kryesor që Shqipëria anashkalohet nga investimet e huaja

Basha: Korrupsioni është problemi kryesor që Shqipëria anashkalohet nga investimet e huaja

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas konferencës vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë ku presidenti Enio Jaço tha se korrupsioni dhe sistemi i taksave po pengojnë investimet e huaja.

Me anë të një postimi në Tuiter, Basha tha se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja dhe qeveria në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin, njofton Ora njuz.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë. I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, ka thënë Basha.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 10 Shkurt, 2020 21:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.