Basha mbyll marrëveshjen me Agron Dukën për kandidatët për deputet

Desk
By Desk 13 Janar, 2021 20:00

Basha mbyll marrëveshjen me Agron Dukën për kandidatët për deputet

Kryetari i partise demokratike, Lulzim Basha, ka mbyllur sot marreveshjen me partine e drejtuar nga Agron Duka per te garuar me liste te perbashket kandidatesh ne zgjedhjet e 25 prillit.

Ende nuk dihen detajet e marreveshjes per pozicionin qe kandidatet e partise Agrare do te kene ne liste, pervec kandidimit ne zonen e sigurte ne Durres te vete Dukes.

Kërkesat e mëparshme të Agron Dukës kanë qënë për kandidat të në një listë të sigurtë të PAA edhe në qarkun Fier dhe Tiranë.

Nderkaq Basha ende nuk ka mbyllur marreveshjen me aleatin tradicinonal, kryerepublikanin Fatmir Mediu.

Ndersa bisedimet vazhdojne Fatmir Mediu ka hedhur një hap drejt daljes më vete në zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu ka prezantuar 36 kandidatët e tij për qarkun e Tiranës duke i dhënë një mesazh kryetarit të PD Lulzim Basha.

Desk
By Desk 13 Janar, 2021 20:00