Basha: PD dhe unë nuk bëhemi avokatë të askujt

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:41

Basha: PD dhe unë nuk bëhemi avokatë të askujt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk kishte diskutuar në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës me anëtarët e kongresit amerikan, me të cilët u takua këtë pasdite.

“Prioriteti ynë absolut politik është ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve. Detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor përmes politikës. PD dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokat personal të askujt, duke filluar nga unë i pari”, tha Basha, i pyetur nëse kishte diskutuar për çështjen Berisha me ta.

Basha e quajti sajesë pretendimin se nuk ka lejuar deputetët të flasin në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa theksoi se i gjithë rajoni i Ballkanit është në një situatë të rënduar dhe ka nevojë të kthehet në shinat e demokracisë.

“Kjo situatë është produkt i drejtpërdrejtë i autokratëve të Ballkanit të cilët për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar bazat e bashkëjetesës demokratike, siç janë zgjedhjet e lira e të ndershme, duke veçuar ato të 25 prillit, ku nëse në raportin e OSBE/ODIHR nuk do të kishte emrin e Shqipërisë, do të mendohej se ishte për Bjellorusinë e Lukashenkos. Fakti është që deri më sot drejtësia nuk ka qenë në gjendje të çojë përpara përgjegjësisë asnjë politikan të nivelit të lartë dhe asnjë bos të krimit të organizuar. Vetingu u politikanëve është një nismë për t’i hequr çdo alibi SPAK-ut”, tha Basha./A2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:41

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....