Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shqipëri
  • Basha premton ngritjen e AKK-së ë pavarur nga qeveria

Basha premton ngritjen e AKK-së ë pavarur nga qeveria

Redaksia

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha, ka premtuar se me ardhjen e tij në qeveri do të ngrejë Agjensinë Kombëtare kundër Korrupsionit, të pavarur nga qeveria.

Këtë premtim zoti Basha e ka bërë gjatë një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn.”Ne jemi të vetëdijshëm se ashtu siç kanë theksuar raportet e fundit si të BE-së dhe SH.B.A.-së, ekziston një shqetësim shumë i lartë në lidhje me korrupsionin. Dhe ne e kemi adresuar kete si ceshtje me rendesi jetike për zhvillimin e vendit. Një nga hapat e parë që po bëjmë është krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit e cila do të ketë pavarësi nga ekzekutivi dhe roli i së cilës do të jetë të trajtojë problemet e korrupsionit në të gjitha nivelet” tha zoti Basha.

Sipas tij “Sundimi i ligjit, konkurrenca, lufta kundër korrupsionit janë përparësitë tona dhe përmes këtyre përparësive ne do të bëjmë të mundur që investitorët evropianë të kthehen në Shqipëri, të sjellin investimet e tyre këtu”.
Sipas njoftimit nga PD, plani i zotit Bashës mori mbeshtetje të plotë nga komisioneri europian për buxhetin Hahn. Ai është ndalur veçmas në nevojën e uljes së shkallës së papunësisë tek të rinjtë. “Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im, por edhe Gjermania, Zvicra, Austri ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe  gjatë arsimimit të tyre” tha zoti Hahn./RTSH

Continue Reading

Previous: AstraZeneca u konfirmua e sigurtë, Rama: Vaksinim, vaksinim, vaksinim
Next: Provokimi i Vuçiqit, Basha: Kosova e pavarur, realitet i pakthyeshëm

Të ngjashme

kryemadh1-e1618861250690 Karantinë dy javore për emigrantët/ Kryemadhi: Vendim se e dinë që 90% e tyre do votonin kundër Ramës

Karantinë dy javore për emigrantët/ Kryemadhi: Vendim se e dinë që 90% e tyre do votonin kundër Ramës

Redaksia
9FFD3B1A-938F-44FA-B23A-7AF0E8390DD8 Ky është personi që qëlloi me armë drejt zyreve të PD-së

Ky është personi që qëlloi me armë drejt zyreve të PD-së

Redaksia
basha-2-1-710x450 Sulmi në zyrën elektorale në Kavajë, Basha akuzon Ramën: Atentat ndaj PD-së dhe demokracisë. Përgjigjen do ia japim më 25 prill

Sulmi në zyrën elektorale në Kavajë, Basha akuzon Ramën: Atentat ndaj PD-së dhe demokracisë. Përgjigjen do ia japim më 25 prill

Redaksia

TË FUNDIT

Rita-dhe-Vera-Ora-634x470 Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Taylor-Swift-780x470 Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

2 Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

1 Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.