Basha: Rama eksporton shqiptarë dhe importon hallexhinj nga cepat e botës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:46

Basha: Rama eksporton shqiptarë dhe importon hallexhinj nga cepat e botës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se përmes politikave të qeverisë së tij, është rritur numri i shqiptarëve që largohen nga vendi.

Nga foltorja e Parlamentit gjatë seancës së sotme plenare, Basha tha se përmes rritjes së taksave qytetarët janë detyruar të largohen nga vendi.

Teksa, sipas tij, në vend kanë ardhur punëtorë të huaj nga shtete të tjera të botës.

“Dy ditë më parë pak kujt mund t’i ketë shpëtuar një lajm mbi përgjigjen që ky i kishte kthyer pyetjes si do frenohet ikja e shqiptarëve. U lexua qartë mesazhi i tij se nuk ka forcë ta ndalojë largimin e shqiptarëve. Pyetja që sot dua të shtroj përpara shqiptarëve është nëse realisht është e pamundur që të ndalohet kjo katastrofë kombëtare që po ndodh nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim.

Përgjigjen që ky që ulet mbrapa e keni jo vetëm me fjalë siç është shprehur por edhe me vepra, sepse në 8 vite edhe pse ka rritur taksat, Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë të marra së bashku nga viti 1991 deri në 2013.

Këto miliarda Euro borxh shkuan dhe shkojnë për një grusht të vogël njerëzish që mjelin shtetin e shqiptarëve si doktorë shkencash.

2 miliardë Euro për 7 kontratata reja në PPP tegojnë qartë se prioritet vazhdojnë të kenë shpërdorimin e parave të shqiptarëve. Kjo çmenduri me paratë e shqiptarëve dhe babëzi për pushtet e pasuri ka bërë që të eksportojmë shqiptarë që u është mohuar një e ardhme më e mirë e të importojmë hallexhinj nga cepat më të largët të botës për të zëvendësuar bijtë e shqiptarëve me skllevër modernë pa të drejta politike. Hallet e tyre nuk janë problemet e qytetarëve”, deklaroi Lulzim Basha. /tvklan.al

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:46
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.