Basha replikon me ambasadoren Kim: Kërkojmë transparencë nga qeveria, jo retorika politike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 20:17

Basha replikon me ambasadoren Kim: Kërkojmë transparencë nga qeveria, jo retorika politike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha replikoi me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim e cila kërkoi nga forcat politike që të lënë mënjanë “luftën” mes tyre në kohën e pandemisë.

Basha shkruan se PD do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete të kërkojë transparencë nga qeveria dhe jo retorika politike.

“Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19.

@pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria. Fokusi ynë është jeta,shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike”, shkruan Basha.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 20:17