Bashkë për të ndihmuar Skenderin e vogël nga Struga

Bashkë për të ndihmuar Skenderin e vogël nga Struga

Me rastin e voglushit Strugan Skender Borova, i cili vuan nga sëmundja e leukemisë, shoqata të ndryshme, Myftinia e Strugës dhe shoqata nga diaspora kanë apeluar për të ndihmuar Skenderin e vogël. As edhe 24 orë, shuma për Skenderin e vogël nga Struga arrin 30 000$ ne Gofundme,njofton Struga Ekspres.

Struga dhe rrethina është e mobilizuar për Skenderin e vogël për ta ndihmuar nê shêrimin e tij të plotë. Gofundme eshte nje portal i njohur e cila merret me donacione. Bekim Asani i cili jeton dhe vepron në Amerikë ka hap nje akaunt ku mund të bëni donacion, është lehtë dhe ju merr më pak se 2 minuta. Të nderuar, mund ta ndihmoni online edhe këtu vogëlushin strugan Skënder Borova! Shpërndajeni ju lutem: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2429134597367923&id=1538465143101544.

Sot këtij aksioni i është bashkuar edhe Qendra për Fëmijë-Strugë në bashkëpunim me disa lokale të qytetit kanë vendosur arka donacioni ku qytetarët mund të kontribojnë për finalizimin me sukses të këtij aksioni.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 22, 2019 15:11

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA